Saturday, April 5, 2014

Ngjyrat pastel, trend i pranverës 2014

Një nga elementët bazë të pranverës janë dhe ngyrat e stinës, të cilat na ofrohen nga stilistët e njohur në pasarelat më të mëdha të modës. Një matës i këtij standarti nëse qëndron apo jo në kohë, është përshtatja në stilin e përditshëm të këtyre tendencave. Me bindje mund të themi se trendi më i fundit që na vjen butësisht nga dimri janë ngjyrat pastel. Këtë dimër i pamë në pallto e fustane, por ato tashmë i gjejmë të përshtatura dhe në veshje pranverore. Zara është një nga markat e masës që e ka sjellë këtë trend. Po ju ofroj disa nga tendencat dhe veshjet qe na vijnë që nga pasarelat drejt stilit casual.

Zgjedhja e mësiperme na vjen nga ZARA, dy fustane në ngjyra teë lehta te rozes dhe bojëqiellit.


Pallto në ngyrë bojëqielli të lehtë na ofrohet nga Victoria Törnegren, një nga blogerat më të ndjekura.
Ne stilin e Kylie Janner
                             Victoria Törnegren, në pallto rozë të lehtë.
                             Si dhe sugjerimi qe na vjen nga Cara McLeay Afashionloveaffair blog