Saturday, October 13, 2012

CFARE TE VESHIM NE ZYRE

Kur ngrihemi ne mengjes, mendimi i pare eshte veshja. Nese mund te themi qe nje grua nje pjese te gjate te dites  e konsumon ne zyre, atehere natyrshem lind pyetja e mesiperme. Nje nga keshillat e mija eshte qe ne fundjave, nder te tjera te vendosni te renditura ne garderobe veshjet sipas diteve, keshtu qe duke e zgjedhur veshjen me qetesi, mund te behet dhe zgjedhja e duhur. Sugjerimet e mia per veshje zyre jane si me poshte, lehtesisht te aksesueshme dhe pa shume kosto. Duhet marre parasysh dhe mosha si dhe preferencat per ngjyra. 
  • Nje xhakete sipas deshires
  • Disa fustane sipas preferencave te modelit dhe ngjyrave
  • Triko me materjale te lehta
  • Rripa mesi relativisht te holle mbi triko qe te zgjatin figuren


Mund te kombinohet shume mire ngjyrat e tokes me ate te veres se kuqe. Perfekte per femrat qe ndjekin moden dhe kane pozicione pune manaxherjale. Kjo lloj veshje me trikon materjal kashmir dhe me fustanin materjal tafta, si dhe me aksesoret krijon imazhin e nje femre te kuruar ne detaj per aparencen e saj. E keshillueshme per femra mbi 40 vjec.



Per ato mbi 30 deri ne  40 keshillohet nje veshje si me larte. Perseri frymezim i marre nga natyra, me ngjyre pishe. Bluza me stil jake bebi ideale per ditet e fresketa te vjeshtes, duke qene se mbulon pjesen e gjoksit dhe shmang mbajtjen e shallave qe shpesh e rritin moshen ne menyre artificiale.

 Per 30 vjecaret




Per ato ndermjet 25 vjec dhe 30 vjec, ngyrat jane ideale. Ato jane ende vajza qe duan te bejne karrjere, dhe si te tilla duhet te shprehin expresivitetin dhe energjine e tyre. Perseri frymezim eshte natyra dhe ngjyrat e saj. Shijojeni.



 Faleminderit per leximet!